Antivirusi dhe masat e tjera parandaluese

Ketu mund te gjeni disa metoda per antiviruset dhe masat e tjera te parandalimit te viruseve.

 Shumica e përdoruesve instalojnë antivirusin që të detektojnë dhe eleminojnë virusët. Ekzistojnë dy metoda, të cilat i përdorë një aplikacion antivirusi për të zbuluar virusët. E para, kjo metodë antivirusi përdorët për të detektuar virusët duke përdorur listën e definicioneve të nënshkrimeve të virusit (virus signature definition). Kjo punon duke kontrolluar përmbajtjen e memoriës së kompjuterit, fajllat e ruajtur në disqe të fiksuara ose levizëse (fixed or removable drives) (hard disqe, flopi disqe) dhe duke krahasuar ato fajlla me një bazë të dhënash të “nënshkrimeve” të virusit. Mangësia e kësaj metode të zbulimit është se përdoruesit janë të mbrojtur nga virusët vetëm atëherë kur antivirusi azhurnohet me të dhënat e fundit të definicioneve të nënshkrimeve të virusit. Metoda e dytë përdorë algoritme deduktive (udhëheqëse) (heuristic algorithms) për të zbuluar virusët. Kjo metodë ka aftësi për të zbuluar virusët përmes nënshkrimeve të cilat janë krijuar nga firma e antivirusit. Disa antiviruse janë në gjendje të skanojnë fajllat e hapur, po ashtu edhe fajllat dhe e-mailat të cilët i dërgojmë përmes Internetit. Kjo mënyrë është quajtur si “skanim në qasje (on-access scanning)”. Përdoruesit duhet t`i azhurnojnë rregullisht antivirusët e tyre për të rregulluar “vrimat” e sigurisë. Me azhurnimin e përditshëm të antivirusëve parandaloni kërcnimet, të cilat u kanosën në sistemit tuaj kompjutërik


 Cfare duhet bere:

  1. Një virus kompjuteri nuk është i rrezikshëm deri atëherë kur ne nuk e hapim e-mailin e infketuar.
  2. Fshini çdo e-mail, i cili mendoni se është i infektuar dhe pastaj boshatiseni folderin e mbeturinave (shportën recikluese).
  3. Lexoni paraprakisht emrin e e-mailit. Kontolloni nëse përmbajtja e mesazhit ka kuptim para se të hapeni ndonjë skedar të futur në e-mail.
  4. Kujdes nga mashtrimet! Ka shume e-maile paralajmëruese me shkresën “virusi me deduktiv që keni parë ndonjëherë”, por shpesh këto viruse nuk ekzistojnë.
  5. Dërgoni e-mail kompanisë së antivirusit, nëse mendoni se kompjuteri juaj është infektuar me një lloj virusi që deri me tani nuk keni dëgjuar për të. Ata do t`ju tregojnë a është virus apo jo.
  6. Bëni backup gjërat me rëndësi në kompjuterin tuaj, që të jeni më të sigurt.
  7. Në qoftë se merrni një virus në kompjuterin tuaj, është e nevojshme të skanoni kompjuterin, për të shpëtuar nga infektimi i tij



Cfare nuk duhet bere:

  1. Mos hap ataçmentin (fajllin e bashkangjitur) në e-mail, nëse nuk jeni i sigurt se është plotësishtë i painfektuar me virus, edhe në qoftë se keni në kompjuterin tuaj antivirus.
  2. Mos dërgo ndonjë ataçment mikut tuaj, nëse nuk jeni i sigurt se fajlli përkatës është tërësishtë i pastër.
  3. Mos dërgo e-mail me “virus të ri” pa e kontrolluar atë.
  4. Mos dërgo e-maile me qëllime shkatërruese.
  5. Mos dërgoni e-mail i cili përmban virus, tek personat tjerë e sidomos tek kompania e antivirusit. Sistemi i mesazheve të kësaj kompanie ka mekanizma filtrues, që në njëfarë mënyre do ta fshijë atë.
  6. Mos zëvëndësoni backup-in e krijuar, nëse mendoni se ai në vete posedon virus.
  7. Mos u bazoni vetëm në antivirus, që ai të kujdeset tërësishtë për kompjuterin tuaj! Ju duhet mbajtur sytë hapur në rast se paraqitet ndonjë virus shkatërrues


💬Nese edhe ju dini ndonje menyre tjeter parandalim,shkruani me poshte.

Comments

Popular posts from this blog

Viruset Kompjuterik-Projekti TIK

Llojet e Viruseve