Llojet e Viruseve

                     Llojet e Viruseve te Kompjuterit

Llojet më të zakonshme të virusëve janë :

• Virusët rezidente (të përherëshme) (Resident Viruses): Ky lloj i virusit është virus i përherëshëm, i cili qëndron në RAM memorie. Nga aty pastaj ndërpren të gjitha operacionet e ekzekutuara nga sistemi: dëmton fajllat dhe programet, të cilat janë të hapura, të mbyllura, i kopjon ato, i riemron, etj. Lloje të këtyre viruseve janë: Randex, CMJ, Meve dhe MrKlunky 

• Virusët me veprim të drejtpërdrejtë (Direct Action Viruses): Qëllimi i këtij virusi është të replikoj vetën dhe të veproj, atëherë kur ai është ekzekutuar. Kur plotësohet një kusht specifik, virusi i llojit në fjalë vepron dhe infekton fajllat të cilët gjenden në direktorium ose në folderin përkatës, po ashtu infekton edhe fajllat të cilët ndodhen në direktoriumet që janë specifikuar si AUTOEXEC.BAT në shtegun e fajllave. Kjo skedë gjithmonë ndodhet në direktoriumin rrënjë (root directory) të hard diskut dhe kryen operacione të caktuara kur kompjuteri është i ndezur (booted)

• Virusët shkatërrues - prishës (Overwrite Viruses): Virusi i këtij lloji është emruar me këtë epitet nga fakti se ai fshin informacionet e përfshira në dosje, duke i bërë ato pjesërishtë ose tërësishtë të padobishme, pasi t`i infektoj ato. E vetmja mënyrë për të pastruar një skedar të infektuar nga virusët është të fshini skedarin plotësishtë, duke humbur kështu përmbajtjen origjinale të tij. Disa nga shembujt e këtij virusi janë: Way, Trj.Reeboot, Trivial.88.D 

• Virusët e operacioneve fillestare të sistemit kompjuterik (Boot Viruses): Ky lloj i virusit ndikon në sektorin e operacioneve fillestare të sistemit kompjuterik (boot), në një fllop disk (floppy disk) ose hard disk. Boot është pjesë thelbësore e një disku, i cili është ruajtur sëbashku me një program dhe bën të mundur që kompjuteri të fillojë (boot) nga disku. Mënyra më e mirë për të shmangur virusët e operacioneve fillestare (boot viruses) është të sigurohesh së fllop disku apo hard disku është i mbrojtur dhe kompjuteri juaj kurrë nuk fillon punën e tij nga ndonjë disk i panjohur. Shembuj të virusëve të tillë janë: Polyboot.B, AntiEXE 

• Makro virusët: Janë viruse të cilat infektojnë fajllat që janë krijuar nga aplikacione ose programe të caktuara të cilat përmbajnë makro. Këto mini-programe kanë aftësi të rradhitjes automatike të operacioneve, kështu që ato kryejn veprime të veçanta, prandaj i mënjanojnë përoruesit nga detyra e kryerjes së këtyre operacioneve një nga një. Shembuj të virusëve makro janë: Relax, Melissa.A, Bablas, aO97M/Y2K

• Virusët e direktoriumit (Directory Viruses): Virusët e tillë ndryshojnë shtigjet apo rrugët të cilat tregojnë vendndodhjen (lokacionin) e një skedari (fajlli). Duke ekzekurtuar një program (skedar me prapashtesën .exe ose .com), i cili është infektuar nga një virus i tipit të tillë, ju nuk jeni në dijeni se aty është duke vepruar një virus, ndërsa virusi i cili ka vepruar ka lëvizur skedarin original dhe programin përkatës. Njëherazi infektimi i tij e bën të pamundur lokalizimin e fajllit original 

• Virusët polimorfik (Polymorphic Viruses): Virusët polimorfik enkriptojnë ose kodojnë vetën në mënyra të ndryshme (duke përorur algoritme të ndryshme dhe çelësa enkriptues) në çdo kohë që ata infektojnë sistemin. Kjo e bën të pamundur detektimin e tyre nga antivirusët, për t`i gjetur ata duke përorur stringje për kërkimin e nënshkrime (signature) (sepse ata janë të ndryshëm në secilin enkriptim) dhe gjithashtu kjo u mundëson atyre të krijojn një numër të madh të kopjeve të vetvetës në sistemin kompjuterik. Shembuj të këtyre viruseve janë paraqitur si në vazhdim: Elkern, Marburg, Satan Bug dhe Tuareg 

• Infektuesit e fajllave (File Infectors): Ky lloj virusi infekton programet ose fajllat e ekzekutuar (fajllat me prapashtësën .exe ose .com). Kur njëra nga këto programe me prapashtesat e përmendura më lartë është duke vepruar në mënyrë direkte ose indirekte, virusi aktivizohet, duke prodhuar efekte dëmtuese në këto programe. Shumica e virusëve ekzistuese i përket kësaj kategorie dhe klasifikohen në bazë të efekteve të tyre.

• Virusët “shoqëruese” (Companion Viruses): Konsiderohen të gjithë fajllat e infektuar me viruse rezidente ose viruse me veprim të drejtpërdrejtë. Këto viruse janë quajtur viruse “shoqëruese” nga fakti se sapo të arrijnë në sistem ato “shoqërojnë” fajllat tjerë që tanimë janë ekzistent. Me fjalë të tjera, në mënyrë që të kryejn rutinat e tyre të infektimit, virusët “shoqëruese” presin në memorie derisa të veprojë një program (virusët e menjëherëshme) ose veprojnë direkt duke krijuar kopje të vetvetës (virusët me veprime të drejtëpërdrejta). Disa shembuj të virusëve “shoqëruese” janë dhënë si në vazhdim: Stator, Asimov.1539 dhe Terrax.1069.

• Krimbat virusal (Worms): Krimbi virusal është program kompjuterik, i cili ka aftësi për të kopjuar vetën nga njëra makinë në makinën tjetër. Për tu replikuar, krimbat përdorin kohën e kompjuterit dhe banduithin e rrjetit. Shpesh krijojnë payload –e të cilat bëjnë dëme të konsiderueshme. Shembuj të krimbave virusal janë: PSWBugbear. B, Lovgate. F, Trile. C, Sobig. D, Mapson dhe Code Red. 

• Trojanët ose kuajt Trojan (Trojans or Trojan horses): Një tjetër lloj i virusëve shkatërruese dhe të dëmshme janë Trojanët ose kuajt Trojanë, të cilët ndryshojnë nga virusët tjerë dhe nuk e replikojnë vetën. Ngjajnë pothuajse tërësishtë me krimbat virusal.

• Bombat logjike (Logic Bombs): Këto nuk konsiderohen si viruse, sepse nuk e replikojnë vetveten. Këto nuk janë as programe, nëse e themi realisht, por më shumë kryejn rolin e levizjës së më tepër segmenteve të programeve. Objektivi i tyre është të shkatërrojë të dhënat në kompjuter në kushte të caktuara. Bombat logjike aktivizohen pa u vënë re nga shfrytëzuesi dhe rezultatet e tyre janë shkatërruese.




💬Po ju,a dini ndonje lloj tjeter virusi kompjuterik?




Comments

Popular posts from this blog

Viruset Kompjuterik-Projekti TIK

Antivirusi dhe masat e tjera parandaluese